OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese thekson se LSDM-ja dhe kryetari i saj Zoran Zaev, me tentimin joligjor për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit kanë shkelur Kushtetutën, ligjet dhe rregulloren e punës së Kuvendit dhe për këtë potencojnë, duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Zaev dhe LSDM përkrah krizës politike Maqedoninë e futën edhe në krizë juridike. Krijuan ligje me të cilat në të ardhmen hapen mundësi për vitim joligjor të dygjuhësisë, bankënota dhe uniforma dygjuhësore, gjenocid dhe gjithë elementet tjera të Deklaratës së Tiranës, pa mos respektuar vullnetin e qytetarëve”, theksojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se LSDM-ja dhe Zoran Zaevi për katër ditë po heshtin për flamujt shqiptar në kabinetin e kryetarit të Kuvendit.