OBRM-PDUKM-ja sot përmes një komunikate të dërguar për media thekson se krimineli i falur Zoran Zaev dhe udhëheqësia tjetër e partisë, e kanë shndërruar LSDM-në në mbrojtëse të krimit dhe të asaj që është joligjore.

 

“Krimineli i falur Zoran Zaev dhe udhëheqësia tjetër e partisë, e kanë shndërruar LSDM-në në promotore dhe mbrojtëse të krimit dhe të asaj që është joligjore. Zëdhënësi i partisë Petre Shilegov, akoma hesht për atë se si ka arritur për dy vite t’i blejë tre banesa të reja. Ai mendons se nëse i injoron qytetarët ata do të harrojnë dhe nuk do të dyshojnë në pasurinë e tij”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti në fund shtojnë se, Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij kriminel do të përgjigjen para ligjeve dhe qytetarëve për keqbërjet e tyre.