OBRM-PDUKM-ja pas refuzimit të ankesës së fundit të LSDM-së nga ana e KSHZ-së, në njoftimin e saj thotë se populli i Maqedonisë hodhi poshtë politikat destruktive dhe anti-shtetërore të LSDM-së.

 

“Shumica e qytetarëve, kriminelit Zoran Zaev dhe shoqërisë së tij i thanë se ka ardhur fundi i refolucioneve joligjore dhe të paguara. Kriminelit Zoran Zaev, nuk i ndihmuan as votat e blera në Kumanovë, as votat e blera në Strumicë. Fitoi populli i Maqedonisë. Shërbimet e kriminelit Zoran Zaev, të cilët kanë zbatuar urdhërat e tij, duhet dhe do të përgjigjen para ligjeve të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM.

Ata gjithashtu e porositin LSDM-në që të përgatitet për një opozitë konstruktive, pasi sa më shpejt e bën këtë aq më mirë për qytetarët, vlerësojnë nga OBRM-PDUKM-ja./Telegrafi/