OBRM-PDUKM-ja ka lëshuar një njoftim për shtyp pas përmbylljes së procesit të votimit në Tearcë. Në njoftimin e OBRM-PDUKM-së thuhet se për ato si parti zgjedhjet kanë përfunduar më 11 dhjetor.

“Për OBRM-PDUKM-në zgjedhjet kanë përfunduar prej më 11 dhjetor. Sot edhe ne sikurse mbarë opinioni kuptuam se edhe përkundër të gjitha përpjekjeve, banorët e Tearcës e penguan tentimin për manipullim zgjedhor. Si fitues të zgjedhjeve mbetemi të përkushtuar në hapat e ardhshëm rreth formimit të Qeverisë së re”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/