OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj njoftimit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), njiherit duke mbështetur protestën e anëtarëve të saj në qytetin e Ohrit.

 

Sipas OBRM-PDUKM-së, PSP-ja është duke bërë gjueti politike me urdhër. Për OBRM-PDUKM-në, PSP-ja është turpi i sistemit gjyqësor në Maqedoni, duke e konsideruar si diskriminim thirrjen e 200 anëtarëve të OBRM-së që të japin dëshmi në PSP.

Më tej, OBRM-ja e akuzon PSP-në për falje të Zoran Zaevit dhe Zoran Verushevskit. Njiherit OBRM-ja kërkon nga PSP-ja që të punojë sipas ligjit dhe të hetojë se kush e ka shkelur fshehtësinë e procedurave parahetimore dhe hetimore./Telegrafi/