OBRM-PDUKM e Nikolla Gruevskit, ka kritikuar kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, duke vënë theksin se në Strumicë më shumë se 30 persona janë ankuar nga lëndimet e pësuara nga ngrica dhe si shkak i mospastrimit të rrugëve, i cili përgjegjës është edhe Zaev.

 

‘Këtë fundjavë në Strumicë më shumë se 30 njerëz janë ankuar për dëmtime për shkak të rrëshqitjes në akull, të cilët Zoran Zaev dhe pushteti lokal nuk i kanë pastruar rrugët e Strumicës.

Kaosi në Strumicë është dëshmi e paaftësisë së Zaevit. Të aboluarit Zaev kurrë nuk i kanë interesuar qytetarët, kushtet e jetesës dhe për të përmirësuar standardin e tyre. I ka interesuar vetëm luksi i tij, pasurimi i tij kriminal dhe milionat.

E gjithë kjo do të përfundojë së shpejti. Në zgjedhjet lokale qytetarët e Strumicës do t’i vënë fund gënjeshtrave të aboluarit Zaev’, thuhet ndër të tjera në deklaratën e OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/