OBRM-PDUKM-ja kërkon nga LSDM-ja, siç thonë, që të mos merret me pengesa, por sa më shpejtë, bashkë me shumicën parlamentare, të mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Sipas tyre, LSDM-ja duhet të mundësojë funksionim normal të njësive të vetëqeverisjes lokale deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale që nuk duhet të shtyhen.

OBRM-ja thotë se nuk është faji i saj e as i Gruevskit për vonimin e zgjedhjeve lokale, duke shtuar se LSDM-ja frikësohet të përballet me qytetarët.