OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese thekson se ata vazhdimisht kanë punuar në të mirë të qytetarëve, ndërsa akuzojnë LSDM-në për intriga, spekulime dhe destruktivitet. Nga OBRM-PDUKM thonë se në periudhën e kaluar kanë punuar për realizimin e projekteve kapitale, ndërsa sipas tyre, LSDM-ja është e vetmja që mendon bllokim të projekteve të filluara.

“Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM në vitet e kaluar theks të veçantë ka vendosur në shëndetësi, duke investuar në objekte medicinale të reja, aparate dhe trajnim të kuadrit. Me iniciativë të Nikolla Gruevskit, u ndërtua qendra për diagnostifikimin e hershëm të sëmundjeve malinje”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se kanë investuar në objekte të reja të instuticioneve publike dhe shtetërore.