OBRM-PDUKM-ja sot përmes një komunikate vlerëson se deklarata e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për debatin në lidhje me Deklaratën e partive shqiptare e tregoi qëllimin e tij për ridefinimin e shtetit.

 

“Tentimi i Zoran Zaevit të manipulojë opinionin dhe të nënvlerësojë intelegjencën e qytetarëve është i pasuksesshëm. Ai në një stil të vaçantë, në mënyrë konfuze po tenton të njoftojë se nëse e merr mandatin do të vazhdojë të debatojë për pikat nga platforma e Tiranës, për zbatimin e dygjuhësisë në banënota dhe monedha. Kjo e tregon qëllimin e Zaevit, që më herët e paralajmëruan edhe të ashtuquajturit ekspertë të LSDM-së, përmes debateve dhe konsultimeve me ekspertë të partisë, madje edhe me ndihmë të të huajve”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Sipas tyre, revolta e qytetarëve është gjithnjë e më e madhe, për shkak të josinqeritetit të kryetarit të LSDM-së.