OBRM-PDUKM thekson se kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, me paralajmërimet e tij për rizgjedhje të gjykatësve dëshiron të fsheh dëmet që i ka shkaktuar ndaj interesae kombëtare. Darko Kostovski nga OBRM-PDUKM sot në një konferencë për shtyp tha se LSDM-ja njëherë kishte partizuar gjyqësorin me rizgjedhjen e 600 gjykatësve, që sipas tij, kanë kaluar filtra partiak të LSDM-së.

“Gjyqësori atëherë preku tokën, ndërsa tani Zaev dëshiron ta realizojë të njëjtin skenarë vetëm për të shpëtuar nga përgjegjësia për krimet që i ka bërë. Zaev mendon se nëse në Gjykata vendos “dëgjues partiak” do ta amnestojnë ashtu siç bëri Cërvenkovski për krimet në “Global”, ose siç bëri Katica Janeva që e shpëtoi nga rasti “Puç””, u shpreh Kostovski.

Ai e përsëriti qëndrimin e partisë së tij, duke thënë se në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe Kushtetutës LSDM tenton të zbatojë Deklaratën e paritve politike shqiptare.