OBRM-PDUKM: Zgjedhjet e reja parlamentare zgjidhja e vetme për dalje nga kriza politike

OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese me shkrim kanë përsëritur qëndrimin e tyre se zgjedhjet e reja parlamentare së bashku me ato lokale janë zgjidhje e vetme për të dalur nga kriza politike, që sipas tyre e ka krijuar LSDM-ja.

“Krimineli i falur Zoran Zaev në tentim për të shpëtuar veten dhe shoqërinë e tij kriminele të cilët janë të zhytur në krim, është i gatshëm që plotësisht të realizojë Deklaratën e Tiranës dhe me atë të ridefinojë Maqedoni. Zaev është kapur në krim, për çdo ditë shohim se si policia arreston dilerë të drogës, persona që janë pjesë e rrethit të tij të ngushtë dhe me të cilët punoi në fushatë. Për këtë arsye Zoran Zaev është i gatshëm për gjithçka vetëm të vijë në pushtet, me shpresë se do të shpëtojë nga krimi”, thuhet mes tjerash në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.