Organizata Botërore e Shëndetësisë ngre alarmin për situatën e krijuar nga varianti i ri i koronavirusit.

Dega për Evropë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të enjten se duhet të bëhet më shumë, pas situatës ‘alarmante’, për shkak të përhapjes së variantit të ri të , të zbuluar së fundmi.

‘Kjo është situatë alarmante, që do të thotë se për një periudhë të shkurtër kohore ne duhet të bëjmë më shumë dhe duhet të intensifikojmë masat shëndetësore publike dhe ato sociale, që të sigurohemi që të rrafshojmë kurbën në disa shtete’, – tha Hans Kluge, raporton The Guardian.

Duke folur në një konferencë për mediat, drejtori për Evropë i OBSH-së, Hans Kluge, tha se situata aktuale ‘pikë kthese e pandemisë’, teksa Evropa po përballet edhe me rritjen e rasteve të reja, por edhe me rastet me variantin e ri të COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.