Më shumë se 5000 njerëz janë lënduar si rezultat i shpërthimit në kryeqytetin libanez, Bejrut, ku mbi 130 janë pranuar në njësi të kujdesit intensiv dhe deri në 300 mijë njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre dhe kanë nevojë për ndihma urgjente.

Pesë spitale janë jo funksionale ose pjesërisht funksionale, e cila bën që pacientët e dëmtuar të transferohen në institucionet shëndetësore në të gjithë vendin.

Në një përgjigje rreth nevojave shëndetësore, OBSH tashmë ka dorëzuar furnizime kirurgjikale për të përmbushur nevojat e gjithsej 2000 pacientëve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke punuar me autoritetet shëndetësore për të vlerësuar ndikimin e shpërthimit në shëndetin publik dhe të identifikojë boshllëqet e nevojat e menjëhershme të shpëtimit.

COVID-19 mbetet shqetësim në Liban. Për shkak të shpërthimit, 17 kontejnerë të furnizimeve mjekësore të OBSH-së janë shkatërruar, të cilat kishin pajisje mbrojtëse personale.