Ballina Lajme Maqedoni Oda e Mjekëve reagon ndaj VMRO-DPMNE-së: Nuk do të lejojmë të keqpërdoremi...

Oda e Mjekëve reagon ndaj VMRO-DPMNE-së: Nuk do të lejojmë të keqpërdoremi për qëllime politike

Oda e Mjekëve të Maqedonisë (OMM) ka reaguar në propozim-ligjin për veprimtari të mjekëve të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, duke sqaruar se ata në këtë ligj kanë punuar me vite dhe se nuk do të lejojnë të keqpërdoren për qëllime partiake.

“Në ligjin për veprimtari të mjekëve Oda e Mjekëve e Maqedonisë ka punuar me vite, dhe se bazat për një procedurë të tillë ligjore janë nxitur dhe kanë filluar para 10 vjetëve. Gjatë tërë kësaj periudhe janë ndryshuar dhe plotësuar versione të ndryshme të vendimeve të tilla ligjore edhe atë në mandatin e më shumë udhëheqësive të Odës së Mjekëve, kurse propozim-ligji për veprimtari të mjekëve, pothuajse i ngjashëm me këtë që u soll nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së është përgatitur më shumë se dy vjet në Odën e Mjekëve të Maqedonisë nga ana e komisionit të veçantë. Përskaj indikacioneve se ka nevojë për përpunim të saj, i njëjti është miratuar me 34 vota nga 69 të mundshme, në Kuvendin e fundit të përbërjes paraprake të OMM, i mbajtur më 23 shkurt të vitit 2017”, thuhet ndër të tjerash në kumtesën e OMM-së.

Nga kjo Odë thonë se ky propozim është dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë që nga mesi i muajit mars të 2017-s.

Ata përfundojnë duke thënë se nuk do të lejojnë që përbërja dhe kapaciteti profesional i Odës së Mjekëve të Maqedonisë, si dhe sigurimi i kushteve më të mira për punë të mjekëve, të keqpërdoret për qëllimet politike dhe partiake.