Oda e Mjekëve të Maqedonisë sot do ta shënojë 25-vjetorin e themelimit. Me këtë rast Oda organizon takim me përfaqësues të institucioneve shtetërore, universiteteve, fakulteteve të mjekësisë, asociacioneve dhe shoqatave profesionale të mjekëve.

Oda e Mjekëve të Maqedonisë është formuar më 5 qershor të vitit 1992. Nismën për formimin e Odës në Shoqatën e Mjekëve të Maqedonisë e kanë nisur disa mjekë në bazë të njohurive për vendet e zhvilluara në botë.

Kuvendi është mbajtur në hapësirat e spitalit të Armatës së Maqedonisë në Shkup. Në seancën e parë konstituive ka marrë pjesë edhe presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov.

Në këtë odë në fillim anëtarë kanë qenë mjekët e mjekësisë dhe të stomatologjisë. Në vitin 1995 stomatologët formojnë Odën Stomatologjike.