Ballina Lajme Maqedoni OJQ “CIVIL”: Në vend të një idile dimërore, horor post-zgjedhor!

OJQ “CIVIL”: Në vend të një idile dimërore, horor post-zgjedhor!

Për më tepër se një orë, skiatorë kanë mbetur të bllokuar në teleferikun në Mavrovë për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Një pjesë nga skiatorët kanë vendosur të kërcejnë nga teleferiku për shkak të ftohtit! Një nga skiatorët për “Telegraf” ka deklaruar: “ Kërceva nga tre metra lartësi në dëborë, nuk durohej i ftohti. Mendoj se kam ca shtypje të vogla, por ishte shumë ftohtë që të qëndroj  në lartësi”, shkruan OJQ “CIVIL“.

15967687_10154451588398740_126569652_o

Për momentin, sipas mesazhit të regjistruar në telefonin e Qendrës Informative të EVN Maqedonia, ndërprerje në pajisje me energji elektrike ka në Gostivar, Mavrovë, Mavrovi Anovi, Nikiforovë, Reçan, Vrben, Novo Sellë, Cerovë, Sretkovë…Pa energji elektrike janë edhe një pjesë e ndërtesave në bulevardin AVNOJ në lagjen e Shkupit Aerodrom, në të cilën banorët në rreth gjashtëdhjetë banesa janë pa energji elektrike, e me këtë edhe pa energji ngrohëse për pesëmbëdhjetë orë rresht. Edhe pse nga EVN thonë se ekipet e tyre janë vazhdimisht në terren, kjo përgjigje thjeshtë nuk mund ti kënaqë qytetarët e acaruar dhe të nevrikosur të cilët reagojnë nëpër rrjetet sociale dhe kërkojnë përgjegjësi nga udhëheqësia e firmës.

Pa ngrohje qendrore mbeti pothuajse gjysma e Shkupit, gjegjësisht, një pjesë e madhe e zonës qendrore të kryeqytetit – deri te Porta Vllae, nuk kanë ngrohje qendrore, për shkak të humbjes së madhe të ujit në rrjet. Të goditur janë edhe pacientët e Spitalit të Qytetit “8 shtatori” dhe në Qendrën për Rehabilitim në Kozle. Pa ngrohje ka mbetur edhe ndërtesa e Qeverisë, për të cilën arsye të punësuarit sot më herët janë larguar nga vendet e punës. Nga kompania BEG kanë lajmëruar se lokacioni kërkohet në mënyrë intensive, që të mënjanohet defekti.

Përskaj problemeve me pajisje me energji elektrike, këtyre ditëve Maqedonia po përballet edhe me problemet e pajisjes me ujë. Para disa ditë, banorët e zonave më të larta në lagjet e Shkupit Aerodrom dhe Lisiçe e Re, kanë mbetur pa ujë për 30 orë rresht.

Për shkak të ujit të ngrirë, Njësia Zjarrfikëse e Tetovës ka fikur objektet e kapura nga zjarri, vetëm me PP aparate. Problemet post-zgjedhore të qytetarëve të Maqedonisë, sikur nuk kanë fund…Një pjesë e rrugëve nëpër vendin akoma nuk janë të pastruara, kështu që një pjesë nga fshatrat janë të shkëputura nga bota. Për shkak të rrugëve të pakalueshme, një banore e fshatit Brezë, me dhimbje të lindjes, për tre orë ka ecur në këmbë nëpër acar dhe dëborë që të arrijë në fshatin Samokov, në komunën Makedonski Brod, ku e ka pritur automjeti i ambulancës. Nga ana tjetër, vetëm në kryeqytet, në katër ditët e fundit ka rreth 200 pacientë me thyerje dhe lëndime nga akulli i pa pastruar, ndërsa vozitësit e TSHP ankohen nga i ftohti nëpër autobusët në të cilët duhet të punojnë.

Derisa banorët e fshatrave dhe të qyteteve ballafaqohen me horor në Maqedoninë e pa kokë post zgjedhore, ndërmarrjet publike dhe një pjesë e pushteteve lokale sillen sikur trashëgimtarë të Pikolominit, ndërsa media të caktuara pro-qeveritare e ofendojnë inteligjencën e qytetareve dhe qytetarëve të vuajtur, me tituj të tipit –“Maqedonia nuk u përkul para temperaturave polare” dhe “Institucionet po luftojnë si luaj me motin e keq”.

Maqedonia e acaruar…