Rreth 1.4 milionë fëmijë që vuajnë nga kequshqyerja mund të vdesin këtë vit, teksa krizat e urisë kërcënojnë vende si Nigeria, Somalia e Jemeni, tha sot agjencia e fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, UNICEF.

Paralajmërimi vjen një ditë pasi zyrtarët qeveritarë shpallën krizën e urisë në disa zona të Sudanit të Jugut.

 Në Jemen, ku prej dy vitesh po zhvillohet një konflikt barbar mes fuqive rajonale, 462,000 fëmijë vuajnë nga kequshqyerja, ndërsa 450,000 fëmijë e vuajnë këtë në verilindje të Nigerisë. Me shumë gjasa katastrofa do të vazhdojë, thonin ata, teksa agjencitë e ndihmave nuk mund të arrijnë në zonat e goditura. Thatësirat në Somali kanë lënë185,000 fëmijë në prag të krizës së urisë dhe numri pritet të arrijë në 270,000 në muajt në vijim, thotë UNICEF.

Në jug të Sudanit më shumë se 270,000 fëmijë vuajnë nga kequshqyerja, ashtu si dhe në fqinjin e tij të vogël verior Unity, ku jetojnë rreth 20,000 fëmijë. OKB deklaron krizën e urisë kur të paktën 20 për qind e popullsisë nuk arrin të marrë 2100 kilo-kalori në ditë dhe kur kequshqyerja prek më shumë se 30 për qind të fëmijëve të zonës.