Nga “automati” te kancelaria, Olaf Scholz i rreptë, socialdemokrati prej kohësh jo edhe aq i pëlqyer, po përgatitet të marrë nga Angela Merkel drejtimin e Gjermanisë, në krye të një koalicioni të paprecedent të tri partive, falë përvojës së tij si ministër dhe përfaqësues i zgjedhur vendor, si edhe një fushate të përsosur.
Në moshën 63-vjeçare, arkëtari i qeverisë Merkel do të zgjidhet javën e 6 dhjetorit si kancelar i ekonomisë së parë evropiane.

Pa bërë bujë dhe duke marrë frymëzim nga stili Merkel, deri në mimikë dhe gjeste, ky partizan i vrapimit arriti të imponohej, ndërkohë që mbetet mjaft i panjohur edhe për vetë gjermanët.

Pra, nuk ka asnjë biografi të kancelarit të ardhshëm, por as edhe kur ishte ministër në disa raste dhe ish-kryebashkiak i Hamburgut, qyteti i dytë më i madh në vend.

Një karrierë në ngjitje

I përshkruar nga Spiegel si “mishërimi i mërzisë në politikë”, Scholz ka kaluar të gjitha nivelet e politikës publike që nga vitet 1970.

I lindur në Osnabrück më 14 qershor 1958 nga një baba shitës shitëtitës dhe një nënë shtëpiake, në vitin 1975 ai iu bashkua lëvizjes së fuqishme rinore të SPD-së, “Jusos”.

Më pas, flokëgjatë dhe i veshur me pulovra leshi, ai merr pjesë në një sërë demonstratash pacifiste.

Në të njëjtën kohë, Scholz ndoqi studimet juridike dhe, me një mendje të qetë, në 1985 hapi një studio ligjore të specializuar në të drejtën e punës.

Në veçanti, ai mbron punonjësit në shumë raste, nga ribashkimi gjerman në 1990, te privatizimi dhe shpërbërja e kompanive të ish-RDGJ-së.

Karriera e tij do të lulëzojë me të vërtetë me mbërritjen në Kancelari të socialdemokratit Gerhard Schröder.

I zgjedhur deputet në vitin 1998, Scholz bëhët sekretar i përgjithshëm i SPD-së në 2002.

Më pas ai duhet të shpjegojë çdo ditë para kamerave detajet e reformave liberale jopopullore të kancelarit.