Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, është infektuar me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet një postimi në Facebook. Spasovski shkruan se pasqyra klinike e tij është e mirë, ndërsa ka vetëm simptoma të lehta.

“Të nderuar, dua t’iu informoj se edhe përkundër respektimit të rreptë të masave për mbrojtjen personale dhe të njerëzve rreth meje që nga fillimi i pandemisë, dje kam marrë rezultat pozitiv për COVID-19”.

“Pasqyrën klinike e kam të mirë, me simptoma të lehta dhe tani jam në vetizolim shtëpiak. Kujdesuni”, ka shkruar Spasovski në Facebook.