Gjatë ditës së nesërme pritet të shpalosen emrat e përbërjes së re qeveritare. Mandatari për kryeministër, Dimitar Kovaçevski, në Komitetin Qendror të LSDM-së që do të mbahet nesër, do të tregojë emrat e ministrave në Qeverinë e tij. Më pas do ta propozojë edhe zyrtarisht programin e Qeverisë bashkë me përbërjen e kabinetit në Kuvend.
Ka mbetur pak kohë deri në shaplosjen e emrave të përbërjes së Qeverisë së re. Sipas paralajmërimeve, mandatari për kryeministër, Dimitar Kovaçevski, në Komitetin Qendror të LSDM-së që do të mbahet nesër, do të tregojë emrat e ministrave në Qeverinë e tij.
Pas aminit që do ta merr nga partia e tij, Kovaçevski do ta propozojë edhe zyrtarisht programin e Qeverisë bashkë me përbërjen e kabinetit në Kuvend. Ndërsa pas marrëveshjes së fundit, që kryeministri në largim, Zoran Zaev e arriti me partinë e Afrim Gashit, Qeveria aktualisht gëzon mbështetje të 64 deputetëve dhe e njejta pritet të votohet në mes të këtij muaji.
Deri më tani dihen vetëm emrat e kuadrove të Alternativës, që vijnë si rezultat I marrëveshjes për kyçje në Qeveri. Partia e Gashit përfaqësohet me 3 ministra, Bekim Sali në Ministrinë e Shëndetësisë, Admirim Haliti në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Xhemail Çupi do të jetë ministër pa resor për çështjen e diasporës. Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do të ketë ndryshim të madh të kuadrove, vetëm Jeton Shaqiri transferohet nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ndryshimet më të mëdha priten në LSDM. Informacionet për FOL nga zyrtarë i LSDM-së janë se Fatmir Bytiqi vazhdon të jetë në pozitën e Zv.Kryeministrit për çështje ekonomike, Bojan Maricik kalon nga Drejtësia në poziten e zv.kryeministrit për eurointegrime në vend të Nikolla Dimitrov. Ajo çka është e njohur tanimë se Oliver Spasovski vazhdon në resorin e Ministrisë së punëve të brendshme, priten edhe emra të rinj ku mandatari Dimitar Kovaçevski deri të martën do i dorëzon në kuvend.