Olsi Jazexhi, opinionist dhe analist nga Shqipëria, i cili ditë më parë i doli në mbrojtje Lëvizjes Besa në Maqedoni ndaj akuzave që i bëheshin asaj për gjoja keqpërdorim të islamit në politikë. Mirëpo menjëherë pas debatit në Top Show, me të ftuar Ziadin Selën nga Aleanca për Shqiptarët dhe Arijanit Hoxhën e Besës, Jazexhiu ndryshoi mendim. Ai shkruajti në rrjetet sociale se “këta të Besës qenkan të pabesë fare”. Jazexhiu, gjithashtu thekson se pas debatit ka pasur edhe kërcënime  të drejtuara ndaj tij nga aktivistët e Besës. Jazexhiu thumbon Arijanit Hoxhën pasi ky i fundit theksoi se Nënë Tereza është heroinë kombëtare e jona. “Me hoqi zarin ai zari i Besës sonte në emision që thoshte Nënë Terezën e kemi heroinë kombëtare! Këta besaxhijtë qenkan të pabesë fare!”- shkruan Jezexhiu në profilin e tij në “facebook”.

olsi