Prej sot, drejtori i deritanishëm në shumë sektorë të Telekomit, Dimitar Kovaçevski, është drejtor ekzekutiv i One/VIP, njofton Portalb.

Detyrat në funksionin e ri do t’i marrë nga fundi i dhjetorit të vitit 2016 me çka do të bëhet dhe trashëgimtar i drejtorit aktual Nikolla Lushev.

Kovaçevski, deri më tani ishte në disa pozita menaxheriale në Telekomin e Maqedonisë, në mesin e së cilave ka qenë edhe drejtor i Sektorit për Shfrytëzuesit Komercial, drejtor i Qendër për Marketing dhe Komunikim me Publikun, drejtor i Qendrës për Marketing dhe Menaxhmetit të Shitjes. Udhëheqjen e merr në kohën kur është barazuar lufta e konkurrencës në tregun e dy operatorëve të telekomunikacionit. /Portalb