Ju duhet ti kushtoni kujdes të veçantë dietës tuaj. Ekspertët thonë që duhet të hani më shumë barishte sesa mish.
Nuk po themi që të bëheni vegjetarianë, por të jeni më të kujdesshëm me dietën tuaj.

Të qenit vegjetarian nuk është domosdoshmërisht opsioni më i mirë për të gjithë, pasi 20% prej nesh do të sëmuren nëse ndjekin këtë dietë. Por për një pjesë të konsiderueshme, pra 80% do të ishte mbrojtja më e mirë ndaj sëmundjeve kronike.

Një ndryshim i rëndësishëm midis dietave me bazë bimore dhe dietës perëndimore është se ata vazhdimisht demonstrojnë më pak raste të kancerit.

Hulumtimet e publikuara në Journal of Nutrition sugjerojnë se ne kemi nevojë për ushqime të plota nga toka, që sigurojnë antioksidantë natyralë. Është vlerësuar se 1/3 e të gjitha vdekjeve nga kanceri në Shtetet e Bashkuara mund të ishin parandaluar nëpërmjet një diete me bazë bimore.

Hulumtimi i kryer në Universitetin Loma Linda studioi 70,000 pjesëmarrës dhe gjeti raste me numër më të ulët të kancerit tek pjesëmarrësit vegjetarianë, kunddrejt pjesëmarrësve jo-vegjetarianë. Shkaktari që mendohet se nxit kancerin është mishi.