Një debat mjaft aktiv historik, por vitet e fundit edhe debat mjaft aktual politik në relacionin Shkup-Sofje, zhvillohet lidhur me gjenezën e kombit maqedonas. Madje ky debat këto dy-tre vitet e fundit është pjesë e kontestit mes dy vendeve fqinje, që ka bllokuar procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut (bashkë me Shqipërinë), që shpresohej se ishte zhbllokuar përfundimisht me zgjidhen e kontestit me Greqinë për çështjen e emrit.
Tani negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në sferwn e historisë dhe gjuhës së përbashkët, janë në fazë të rikomponimit dhe gjetjes së një mënyrë ndryshe për tejkalimin e dallimeve në qëndrime.
Në periudhën e ardhshme është paralajmruar hapje e komiioneve të reja, në të cilat do të negociohet për marrëdhëiet ekonomike dhe kulturore, si dhe për fillim të negociatave që do të zhvillohen në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës me të cilën lidhen dy vendet.
Megjithatë, problemet që burojnë nga interpretimi i ndryshëm i fakteve historike, do të vazhdojnë të zgjidhen në Komisonin e përbashkët për histori. Aty gjërat po zhvillohen ngadalë dhe qëndrimet e historianëve nga të dyja anët janë shumë larg kompromisit.
Problem paraqesin pozicionet ekstreme të krijuara në të dyja anët gjatë kohës së regjimeve totalitare komuniste. Në këtë drejtim, një numër jo i vogël i historianëve bullarë thonë se maqedonasit janë komb i krijuar nga Serbia, Jugosllavia, nga Josip Broz Tito, nga Kominterna, por edhe nga UDBA. Sipas tyre, maqedonasit e sotëm janë bullgarë të aismiluar nga propaganda serbe, me qëllim të dobësimit të kombit bullgar. Nga prspektiva e sotme, Sofja njeh të drejtën e maqedonasve që të deklarohen siç duan, por insiston që të pranohet se së paku deri në vitin 1944 dy popujt kanë pasur histori dhe gjuhë të përbashkët.
Historianët maqedonas kanë qëndrim ndryshe. Ta rfuzojnë qëndrimin e hisorianëve bullgarë që thonë se “në fazat e hershme të komunizmit një numër i madh bullgarëve në Maqedoni janë asimiluar”.
Madje disa historianë maqedonas, si Gjorgji Çepreganov, përgjigjen në mënyrën që më së shumti provokon bullgarët, duke thënë se në fakt gjatë Luftës së Dytë Botërore “ushtria dhe administrata okupatore bullgaro-fashiste “ kanë bë asimilim dhe dencionalizim të maqedonasve duke ua ndryshuar me dhunë emrat dhe mbiemrat.
Historianët maqedonas kundërshtojë edhe tezat e historianëve bullarë se maqdonasit janë komb i krijuar nga UDBA, duke u përgjigjur se shërbimet sekrete jugosllave OZNA dhe UDBA në fakt kanë punuar për shkatërrimin e kombit maqedonas, e jo për krijimin e tij.
Opinioni shqiptar në Maqedoni nk merret shumë me këtë çështje, për të mos prekur ndjenjat e bashkëqytetarëve maqedonas, për të cilët ajo është shumë sensitive.
Mirëpo nuk është sekret se tek një pjesë e konsiderueshme e pinionit shqiptar simpatitë janë në anën e Bullgarisë, më shumë për shkak të faktit se Bullgaria shifet si kundërpeshë e ndikimit serb në Maqedoninë e Veriut. Shkak tjetër pse simpatitë e një pjese të opinionit shqipar janë në anën bullgare është edhe revolta e akumuluar ndër vite, nga koha kur nacionalistët maqedonas zhvillonin debat nëse ne jemi “shiptari” ose “allbanci”, kur mediumet maqedonase përdornin frazën “albanski nacionalizam i seperatizam” më shumë se mediumet serbe, ose edhe nga koha kur për Universitetin e Tetovës përdorej fraza “takanareçeniot Tetovski Univerzitet”.
Në aspektin historik, kjo pjesë e opinionit shqiptarë konsiderojnë se me insistimin e Bullgarisë që Goce Dellçevi, Dame Gruevi, Nikolla Karevi,… të pranohen ekskluzivisht si figura historike bullgare, maqedonasit po”paguajnë” për pretendimet se Skenderbeu e Nënë Tereza janë maqedonas. Për këtë arsye, ka opinioistë shqiptarë të cilët vlerësojnë se ajo që tani po e bën Bullgaria ndaj maqedonasve, është e njëjta gjë që maqedonasit e kanë bë dikur ndaj shqiparëve të këtushëm.
E vërteta shpesherë ka dy anë, sikur medalja. Kjo mund të thuhet edhe për zhvllime aktuale, e lëre më për zhvillime historike. Në këto momente qasja më e mirë duket ajo që ne kemi shkruar disa herë- ardhmëria të ndërtohet më shumë mbi të tanishmen, se mbi të kaluarën. E kaluara gjithsesi se duhet definuar dhe respektuar, por nuk duhet të bëhet pengesë për ardhmërinë. ///Zhurnal
Për të ndjekur një deklaratë të fuqishme mbi këtë temë të historianit serb Milan Protiç klikoi KËTU