Osama Muadini

Sot, do të komentojë përmbajtjen kuptimplotë të deklaratave të dy eksponentëve në fjalë.

Do filloj nga sekondat 00:50-01:07 – “Sa i përket Lëvizjes Besa, për ne Opozitë e Bashkuar Shqiptare është bashkimi… ups …bashkëpunimi në mes partive RDK dhe Lëvizjes Besa dhe për ne këtu kjo çështje mbyllet”- Bilall Kasami.

Sipas rreshtave të deklaratës më lartë të Kasamit, Bashkimi Opozitarë është përmbyll me bashkimin (realisht) apo bashkëpunimin e RDK-së dhe Lëvizjes BESA dhe pikë. Por jo, nuk duhet ta kuptoni kështu, sepse ai vazhdon nga minuta e parë dhe kundërshton atë që thotë në 5 sekondat më lartë. Dëgjojeni se çfarë thotë pastaj…

01:07-01:16 – “Ne do të vazhdojmë që të kontaktojmë, të bisedojmë të diskutojmë, me gjithë intelektualët, me gjithë shqiptarët veç e veç që të bëjmë Opozitën e Bashkuar”…

Mirë, se mbyllët Opozitën e Bashkuar më lartë mes RDK-së dhe BESËS ?…

 Po kërkoni të kontaktoni, të diskutoni, besa edhe të bisedoni me gjithë intelektualët, bile-bile me çdo shqiptarë veç e veç për ta bërë Opozitën e Bashkuar? Me sa kuptova, do ju duhet shumë kohë dhe mund për të bërë diçka që veç më e mbyllët si çështje.

            01:25-02:10 – “ Ajo që gjithashtu dua të potencojë, ne si themi …Opozitë e Bashkuar nuk mbyllim dyert për askënd, I cili do të reflektojë dhe do ti bashkohet kësaj opozite, për çdo shoqatë bëjmë ftesë, thirrje që çdo shoqatë, intelektualë të përkrahë këtë opozitë dhe vlerësojmë se me një bashkim të gjithë atyre të vullnetit të mirë të cilët janë të gatshëm që ta luftojnë këtë të keqe, sot dhe prej sot e tutje të jenë me këtë opozitë dhe jemi shumë të sigurt se BDI mund të largohet nga pushteti”.

Tani të mundohem të bëhem më i kuptueshëm… Fillimisht e mbyllni, pastaj për dikë e hapni Opozitën e Bashkuar , që në fund përsëri ta përmbyllni, për ta larguar BDI-në nga pushteti!… Kuptohet, veç aty ju rrinë mendja…

02:10-02:30 –

 Gazetari : “E dimë qëndrimin e LR-PDSH-së, po pse nuk erdhi UNITETI”..

Bilall Kasami:” Ëëëëëëëëëëëëëëëëë, duhet ti pyetni ato”

Gazetari :”Si do e kaloni këtë ngërç?”…

Bilall Kasami:”Nuk vlerësojmë se është ngërç, për ne Opozita e Bashkuar siç e përmenda është kjo që jemi sot”.

            Me përqendrimin tim maksimal, nuk mund ta kuptojë dot … harron Bilalli atë që thotë brenda pak sekondash më lartë apo?… Para se ta përsërit për të dytën herë se “Për ne Opozitë e Bashkuar është RDK dhe BESA”, më lart ishte po ky që ftonte gjithandej që ti bashkëngjiten Opozitës së Bashkuar.

…Aaaa, Bilalli më bën hile këtu, ëëëë… Tash e kuptova!… Ai I bën ftesë gjithkujt përveç subjekteve politike që sot nuk ishin për ta takuar ë ?… Si thoni ju, e gjeta?…

            Tash po konsideroj që Bilallin e kuptova po më la përshtypje Fadili, kur e thotë të kundërtën e Bilallit. Ta dëgjojmë në vazhdim…

04:10-04:55 – “Sa i përket partive tjera jashtëparlamentare, me siguri se do mbetet të hapura, do të vazhdojë komunikimi edhe më tutje. Shpresa është ajo që vdes e fundit dhe me siguri se ne edhe si dy parti politike por edhe gjithë ato që janë të vullnetit të mirë, persona intelektual, ish politikan të cilët kanë vullnet të mirë mund të ndihmojnë në procesin e bashkëveprimit dhe bashkëbisedimit me partitë tjera. A do të arrihet unifikimi I faktorit shqiptarë është çështje që është për ta diskutua, vullneti ekziston, por ka edhe faktorë të ndryshëm të cilët mund ta pengojnë këtë proces… Por mbetem me shprese se bisedimet dhe takimet do të vazhdojnë edhe më tutje”…  

            E dini si më ngjanë kjo ?… KOPJE dhe IMITIM i keq… Këta mundohen të kopjojnë dhe imitojnë Vesel Memedin dhe Ziadin Selën, vetëm me role të kundërta, ashtu siç kanë vazhduar ti kundërshtojnë dhe të shpifin gjatë tërë kohës, për gjoja pengues të Bashkimit Opozitarë. Tash njëri mbyll dyert, e tjetri I hapë ato. Mos more aman, se nuk ju ngjan fare… Më mirë një Origjinalitet i keq, se një Kopje e keqe… Për ta vërtetuar këtë, ja dëgjojeni Bilallin në pyetjen e radhës të gazetarit.

05:10-05:45 –

Gazetari:”Cilat do të jenë format e bashkëpunimit për të pasur një opozitë të bashkuar?”

Bilall Kasami:”Ëëë, edhe njëherë unë vlerësoj se Opozita e Bashkuar sot është këtu. Ëëë, për ne me rëndësi është që bashkë me shqiptarët e Maqedonisë ta largojmë nga pushteti këtë të keqe të quajtur BDI… për ne si shqiptarë nuk do të merremi me subjektet tjera opozitare jashtëparlamentare, sepse ne vlerësojmë… e kemi thënë haptas dhe po e themi edhe këtu, për ne është me rëndësi që shqiptarët mos t`ia japin votën BDI-së dhe PDSH-së dhe nëse vlerësojnë se ka ndonjë opsion më të mirë se këtë që ofrojmë ne si Lëvizje Besa, për ne nuk është problem që shqiptarët ta votojnë”.

Pra, vlerësojeni vetë… se unë mund edhe të gabohem dhe mos të jem i kuptueshëm kur këta flasin për Opozitën e Bashkuar Shqiptare (emërtim i ri i tyre) apo Bashkimin Opozitarë (siç thuhej deri më tani). Më duhet të përfundojë me atë që e fillova, Bilalli mbyll dyert, Fadili i hap dyert dhe krejt në fund Bilalli përsëri i mbyllë dyert e BASHKIMIT (si do që do të quhej ai)…