Tri partitë opozitare përmes një letre të hapur kanë kërkuar që ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski të ekstradohet në Maqedoni.

Partia socialiste, Dialogu për Hungari dhe Koalicioni demokratik thonë se qeveria e udhëhequr nga Viktor Orban duhet të jetë e vetëdijshme se me azilin jo vetëm që nuk është në pajtim me popullin hungarez pir edhe me qytetarët e Bashkimit Evropian.

“Është e papranueshme që Nikolla Gruevski të marrë azil pa pëlqimin e popullit hungarez”, kanë shkruar ata në letrën prej tri faqeve.

Opozitarët kanë ftuar Qeverinë e Hungarisë që t’i kthehet rrugës evropiane dhe të respektojë standardet evropiane, vlerat themelore të Bashkimit Evropian dhe të të drejtave të njeriut.