Nga Liridon RAMADANI
NJË PRESKONFERENCË QË NË VEND TË QARTËSIMIT, MË MJEGULLON
Me gjithë rrespektin që kam për Arben Taravarin ndoshta dhe nga situata e krijuar, sot nuk ishte i qartë në atë që thoshte edhe pse të qenurit i drejtëpërdrejt është pika e tij më e fortë.
Nuk mund të thuash që ne në Gostivar kemi vendosur të rifreskohemi, ndërkohë që është dega më e sukseshme në Aleancë, e të mos e dëgjosh mesazhin e vërtet të atyre që kanë pranuar të rifreskojnë degën e Gostivarit fituese. Pra për bindjet e mija rifreskimet në Gostivar janë mesazhi më i fortë qe i jepet partisë, që ky trend të bartet dhe në hierarkin e lartë të partisë .
Zëri i Gostivarit me shembull na ka treguar se si funksionon një organizatë:vetëdije, rezistencë, sakrificë,mirëorganizim dhe punë dhe vetëm punë.
Tash dhe pse fitues prap me shembull po na dërgon mesazh se si funksionon një organizatë. Moskandidimi i tyre edhe për një mandat edhe pse fitues është mesazh për nivelin qëndror.
E kuptoj modestin, miqësin e Taravarit ndaj Selës, e kuptoj dashamirësin e tij për partinë por në situatën që gjendemi dhe përgjegjësia e pozitës që mban e tejkalon individualitetin.
Opsioni për t’u bë kryetari partisë nuk është vetëm në dorën e vullnetit tënd, ke dëshirë ose jo por, është detyrim ndaj atyre që besojnë tek ty, që shpresën për ndryshim e kan tek ty.
Me të njejtin rrespekt që kam për Ziadin Selen dhe për nga simpatia personale, ja tejkalon gjitha figurave tjera por është evidente që nuk pajtohem me veprimet e tija të fundit.
Edhe pse çdoher bindës në atë që thotë dhe i prerë në marrjen dhe mbrojtjen e vendimeve pavarsisht pasojave, sot më shumë mu dukë një fjalim që shton mjegullat dhe blenë kohë.
Ndoshta kohën e don për të reflektuar apo për të amortizuar pakënaqësitë, por kjo po krijon paqartësi, dyshime dhe pakënaqësi dhe po e dëmton organizatën.
Nuk është në natyrën e Selës të justifikohet, por të e thot troç atë që e mendon.
E thjeshtë jepini drejtim partisë dhe nxirreni nga mjegulla me vendime të guximshme./FOL.MK