Sot, m nga ora 17:00 në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahen homazhe dhe do të ndezen qirinj për në bderim të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,  i cili vdiq të shtunën në rrethana ende të panjohura në Burgun e Prizrenit.

“Do të bëjmë homazhe në shenjë nderimi për Astritin dhe do të shprehim indinjatën tonë të thellë”, ka thënë Sekretari i LVV-së, Dardan Molliqaj, në konferencë të përbashkët me Kryetarin e Lëvizjes, Visar Ymerin.

Të dy ata bashkë, në konferencë thanë se e bëjnë fajtor shtetin për vdekjen e aktivistit të tyre dhe siguruan se ai nuk ka vdekur nga përdorimi i barnave, ashtu siç po thuhet, sepse, “ishte mirë dhe nuk përdoret medikamente”.