Në një ambient të bukur dhe në prezencë të krijuesve dhe dashamirëve të së bukurës së shkruar, në kafenenë Shend e Verë sonte u organizua Ora Letrare me ç’rast në kuadër të konkursit letrar u ndanë çmimet për krijuesit më të mirë në prozë e poezi, konkurs ky i cili për të katërtën herë rradhazi shpallet nga komuna e Tetovës me rastin e Manifestimit tradicional Tetova Feston Nëntorin, që ka për qëllim nxitjen dhe promovimin e krijimtarisë autentike letrare. Juria profesionale në përbërje: Prof. Ejup Ajdini, prof. Esmije Vejseli dhe prof. Hashim Baftijari, vendosi që për këtë vit të ndajë çmimet si vijon: Për krijim më të mirë letrar në poezi vendin e parë e mori Blerona Braho nga qyteti i Strugës, vendi i dytë i takoi autores Arlinda Baftiu nga Shkupi, kurse vendi i tretë i takoi Adem Abdullahut.
Në kategorinë për krijim më të mirë letrar në prozë, juria letrare vendosi që këtë vit, vendi i parë ti ndahet autorit Arlind Farizi me verpën “Dashuria prej nervash”, vendi i dytë u nda për autoren Antigona Alili me veprën “Rrëfim mbi errësirën”, kurse vendi i tretë për këtë edicion të manifestimit Tetova Feston Nëntorin i takoi autorit Gent Mehmeti, me veprën “Butësia e shpirtit tim fisnik”.