Të nderuar bashkqytetarë Strugan, bashkombas, miq, zonja dhe zotërinjë, “Diaspora për Strugën” një organizatë e lindur nga Struganët e gjeneratës së dytë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër ju falenderon për pjesmarrjen tuaj në Tubimin tonë, ku pjesmarrës ishin z.Ziadin Sela Ikona e gjallë e trojeve të Iliridës, z.Imer Imeri kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë, si dhe heroi i popullit Abdulfetah Alimi, njeriu që shpëtoi z. Sela me 27 prill duke sakrifikuar edhe jetën e vet.

Sipas të dhënave të mbi 30 aktivistëve të organizatës “Diaspora për Strugën” në Tubim kishte mbi 700 pjesëmarrës, prej të cilëve mbi 500 strugan që ja duan të mirën Strugës, por nuk ka munguar mbështetja as edhe e patriotëve dhe bashkombasve nga të gjithë trojet e Ilirides.

“Diaspora për Strugën” ju bënë thirrje të gjithë Struganëve që me 15 Tetor të jemi bashkë në vendlindje për të votuar Aleancën për Shqiptarët dhe kandidatin e saj z.Ziadin Sela.

Për një “STRUGË NDRYSHE”

Me respekt
“Diaspora për Strugën”
Këshilli organizativ