Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (Kombëtare), i thërret të gjithë shqiptarët, pa dallim ngjyrash partiake, që nesër më 9 maj, bashkarisht të protestojmë, për drejtësinë e mohuar, kundër të keqes, si një obligim hyjnor, për të mirën tonë, për të mirën e brezave të ardhshëm.

E keqja nuk ndalet duke heshtur, padrejtësia nuk ndalet vetëvetiu, prandaj duhet ngritur zëri, në mënyra të ndryshme, deri sa të arrihet qëllimi, të mundet e keqja dhe të sundojë drejtësia.

Vetëm të bashkuar mund ta arrijmë qëllimin final, andaj të bëhemi një dhe t’i themi MJAFT MË PADREJTËSISË.