OJQ najcevska

Në emër të 90 organizatave joqeveritare, profesoresha Mirjana Najçevska, dhe aktivisti  Petrit Saraçini kërkuan që të përfshihen në bisedime, njofton TV21.

Ata thonë se nuk duan të jenë pjesë e bisedimeve për të zgjidhur situatën, por për të informuar qytetarët se për çka po bisedohet. Anëtarë të Revolucionit të Larmë lanë  edhe një porosi para residences së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku shkruante se “Qytetarët do ta zgjidhin krizën”. /TV21.