Në Qendrën kulturore rinore në Shkup do të mbahet Panairi i shoqatave të qytetarëve për vullnetarizëm dhe qytetari vepruese të Bashkisë së Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Agjencia e Lajmeve AIM bën të ditur se motoja e panairit është ”Përmes vullnetarizmit në qytetari vepruese”, ndërsa organizohet nga ”Qendra vullnetare e Shkupit”, kurse financohet nga Bashkia e Shkupit.

Në Panair do të prezantohen shoqata të qytetarëve dhe fondacione të regjistruara në territorin e Bashkisë së Shkupit, por edhe jashtë Shkupit, të cilat veprojnë për të përfituar banorët e kryeqytetit.

Ky aktivitet organizohet për t’u shënuar 5 dhjetori – Dita ndërkombëtare e vullnetarizmit.