Partia Socialdemokrate e Kosovës ka organizuar protestë kundër Qeverisë së Kosovës kundër rritjes enorme të çmimit të rrymës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se Qeveria është rreshtuar me bizneset e mëdha private të cilët nuk preken nga shtrenjtimi.

“Qeveria është rreshtuar me monopolin privat. KEDS-it po i bën zgjidhje, kurse qytetarëve diciplinë e shtrenjtim. Si zëdhënës i KEDS-it, kryeministri po pyet “ku ti marrim paratë për të paguar importin e rrymës”? Por nuk po bën pyetje nga pozicioni i qytetarëve: “me çka të ngrohemi ne, nëse jo me rrymë? Ku t’i marrim paratë për ta paguar rritjen e çmimit?”, ka thënë Molliqaj.