Pak ditë më parë, në media dhe portale u publikua data kur do të lidhin kurorë Orinda Huta dhe Turjan Hyska. Edhe pse dëshira e të dyve ishte që kjo të mos bëhej publike, 27 korriku qarkulloi me shpejtësi si një datë e mundshme, ndonëse e pakonfirmuar.

Vetë Orinda, e cila prej disa javësh moderon programin  “Fustani i ëndrrave” në Vizion Plus, ka rrëfyer më shumë në një intervistë të fundit për Prive. Fillimisht, ajo ndihet e keqardhur që data e dasmës u bë publike nga portalet dhe mediat dhe jo sepse donte ta ruante surprizë, por nuk donte ta publikonte: “Nuk ishte çështje surprize se sa unë nuk kisha qejf që të thuhej data e dasmës. Asnjë nga fisi im nuk e dinte që unë e kisha ndarë datën e dasmës, e kanë marrë vesh nga portalet, nga gazetat. Pastaj merrnin mamin tim në telefon: “Po si e paska ndarë goca jote datën e dasmës dhe nuk na ke thënë gjë?” – tregon Orinda edhe sikletet e kuptueshme në të tilla raste.

Por tashmë gjithçka është vendosur dhe Orinda me Turin kanë nisur përgatitjet, edhe pse, si fillim, disa ide të qarta i kishin në kohë:

Që në momentin e parë kur e vendosëm, dihej një gjë: që ne do kishim një vend të hapur për të realizuar dasmën. Do ishte verë, sepse ka një arsye të fortë pse është në pikun e verës: unë kam motrën jashtë Shqipërie dhe dua pa fund që ta shijoj periudhën përpara dasme me njerëzit e mi më të dashur. Dua që ta shijoj me motrën, me vëllain, me nipat, mbesat që i kam me shumicë dhe doja patjetër një muaj të rrija fiks me motrën në Shqipëri, ta shijoja përpara martese. S’është se s’do jem pas martese, po ç’rëndësi ka? Për mua shënjon martesa, sido që të jetë, e kam të rëndësishme.

Ndërsa për pyetjen e parë të të gjithëve – fustanin – edhe për atë ka menduar: “Pyetja e parë, si do jetë fustani, si e ke menduar? Di vetëm diçka: që do jetë vetëm një. Nuk do ketë disa. Dhe për këtë ishin të gjithë shumë të lumtur që unë do zgjidhja thjeshtë një fustan…” – thotë Orinda duke qenë fanatike e një imazhi të vetëm martese. Megjithatë, me gjithë elementët që do t’i shtojë fustanit të vetëm, ajo i garanton të gjithë: “Një gjë është e sigurt: unë nuk do jem si më keni parë më përpara… “

Dëshirë për të pasur një dasmë tradicionale tiranase është e madhe tek Orinda: “Dua një dasmë tironse, dua një dasmë tradicionale. Do kërcej sipas qejfit tim, do këndoj sipas qejfit tim, me shokët, me miqtë e mi, me familjarët e mi. Ne jemi shumë të gëzueshëm si familje dhe jemi gjithë kohën në këmbë nëpër dasma…”

Por Turi nga ana tjetër? Meqë ai ëhstë nga Berati, ao t’i përziej miqtë me tiranasit apo ai do bëjë një dasmë tradicionale ku do të kërcejë dhe këndojë për qejfin e tij?