Për tri ditë, gjegjësisht nga 19 qershori në vendin tonë do të arrijnë ekipi vëzhgues i OSBE-ODIHR, e cila do të jetë e gatshme që nga 22 qershori, deklaroi për AIM-në zëdhënësja e OSBE-ODIHR, Katja Andursh.

Ajo tha se ODIHR do të shpërndajë mision special vlerësues për zgjedhje në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Misioni përbëhet nga shtatë ekspert, të cilët do vendosen në Shkup, nga ku do të vëzhgojnë të gjithë procesin zgjedhor.

“Misioni me vëmendje do të vlerësojë se sa zgjedhjet mbahen në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardeve të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, si dhe në përputhje me legjislacionin kombëtar”, tha Andrush për AIM.