Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në intervistë për TV21, tha se nuk ekziston aneks me 12 pika siç thotë zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov.

“Nuk ekziston aneks me 12 pika për të cilën flet zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov”, deklaroi për TV21, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Ndërkohë Buçkovski është nisur sot për Sofje për të gjetur mirëkuptim mes dy vendeve mirëpo edhe për vizitën e tij Karakaçanov është i prerë se “kot që shkon” sepse nuk do të ketë lëshime fare nga ana e Bullgarisë.