Sot, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë,Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Rektori i Universitetit, Abdulmenaf Bexheti nënshkruan memorandum për bashkëpunim mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Universitetit të UEJL.

Qeveria, morri vendim për formimin e të gjitha trupave nga struktura negociuese si përgaditje për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, për shkak se në periudhën që na paraprijnë të gjitha fuqit tona do të jenë te drejtuara në forcimin e kapaciteteve të administratës.Në këtë drejtim është edhe nënshkrimi i sotëm i memorandumit për bashkëpunim, i cili do të kontribuon në forcimin e kapacitetit, ekspertizës dhe cilësisë së stafit që do të punojë në procesin e përafrimit të BE-së “, tha Osmani.

Memorandumi i bashkëpunimit do të mundësojë vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit midis Universitetit të Evropës Juglindore nga Tetova dhe Sekretariatit për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku njëkohësisht do të kontribuojë në përmirësimin e bashkëpunimit mes të dy palëve në procesin e përafrimit me BE, forcimi i kapaciteteve administrative dhe institucionale, përfshirja e komunitetit akademik në forma të ndryshme të bashkëpunimit dhe partneritetit, në procesin e Integrimit Evropian.