Zëvendës-kryeministri për Çështje evropiane, Bujar Osmani duke folur për të ashtuquajturën pajtim në Kanal 5, tha se nëse dikush ka qenë dëm kolateral në ngjarjet e 27 prillit, atëherë mund të bisedohet për amnistinë e tij.

“Dhunuesit direkt nuk mund të jenë të amnistuar, si dhe porositësit nëse mund t’i definojmë, sepse kjo është e komplikuar. Por, nëse dikush është dëm kolateral, atëherë ata duhet të jenë lëndë për diskutim në trupin parlamentar pëР pajtim”, deklaroi Osmani.