Institutit për demokraci “Societas Civilis” – Shkup në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer sot do të prezantojnë projektin “PERFORM ON REFORM” – vëzhgim i progresit në reforma lidhur me aderimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian”.

Zëvendëskryeministri Osmani në kuadër të këtij evenimenti do të prezantojë implementimin e deritanishëm të Planit 3-6-9, si shtyllë kryesore për kthimin e agjendës evropiane të Maqedonisë; bashkëpunimin me organizatat joqeveritare në procesin e implementimit të Planit 3-6-9; si dhe vështrim drejt proceseve të përgjithshme euro-integruese të Republikës së Maqedonisë.

Siç njoftojnë nga kabineti i Osmanit, pas mbarimit të ngjarjes, parashihet që zëvendëskryeministri të japë deklarata për mediat.