Kompetencat për vlerësimin e punës së gjykatësve do t’i kthehen Këshillit Gjyqësor, ndërsa Qeveria e re nuk do të bëjë rizgjedhje të gjykatësve. Poashtu në Maqedoni nuk do të praktikohet as modeli i vetingut në Shqipëri, tha zëvendëskryeministri për euro integrime Bujar Osmani, me arsyetimin se Maqedonia ka specifika të tjera. Ai tha se ky vendim ka ardhur që të mos lejohet politika dhe Qeveria të ndërhyjnë në zgjedhjen e gjykatësve, ndërsa edhe verifikimi i fakteve do të bëhet nga Këshilli Gjyqësor.
BUJAR OSMANI, ZËVENDËS KRYEMINISTËR PËR EURO INTEGRIME
“Interpretimi se përzgjedhje dhe rizgjedhje e gjykatësve do të bëhet në selitë politike, ajo nuk do të ndodh asnjëherë dhe nën dy nëse interpretimi është se rizgjedhja nënkupton sistemin e vetingut në Shqipëri edhe ajo nuk do të implementohet në Maqedoni për shkak se secili sistem i adaptohet nevojave të shtetit të veçantë. Në këtë drejtim e kisha qëllimin se nuk do të bëjmë rizgjedhje të tillë politike, por do t’ia kthejmë kompetencat këshillit gjyqsor dhe këshilli gjyqsor me kritere kualitafive dhe kuantitative, më pak kuantitative, do të bëjë reformën thelbësore. Dhe për nevojën për reformën absolutisht kemi koncenzus por në mënyrë sistemore”
Këto komente Osmani i bëri para fillimit të tribunës së përbashkët me Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet e pavarura gjyqësore, që u organizua me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për zbatimin e reformave nga plani 3-6-9 që kanë të bëjnë me gjyqësinë. Ministri i Drejtësisë, Bilen Sali, tha se ministria që ai drejton, si bartëse e reformave në gjyqësor dhe sistemin e drejtësisë në përgjithësi, ka formuar tanimë grupe pune për të harmonizuar edhe strategjinë e cila duhet të miratohet në tetor.
BILEN SALI, MINISTËR I DREJTËSISË
“Ministria e Drejtësisa ka formuar këshillin për ndjekjen e reformave në gjyqsor. Gjithashtu ka formuar edhe grupin punues i cili do të bën përgatitjen dhe plotësimin e strategjisë në gjyqësor të cilën qeveria duhet ta miratojë deri në tetor të këtij viti. Gjithashtu, ky grup do të formojë edhe nëngrupe të cilat do të punojnë për përpilimin dhe hartimin e disa ideve ligjore siç është për shembull shfuqizimi i ligjit për verifikim të fakteve dhe vërtetim të masave diciplinore. Me këtë do të bëjmë kthimin e të gjitha masave disciplinore përsëri në kompetencë të këshillit gjyqësor”
I pyetur nga gazetarët, zëvendës-kryeministri Bujar Osmani, tha se pret që këto ditë çështja e gjuhës shqipe të hapet për shqyrtim në Qeveri dhe pasi të ketë një tekst të gatshëm edhe të procesohet në Kuvend, por ai nuk ishte decid për afatet se kur pritet të miratohen ndryshimet e paralajmëruara. /SHENJA/
vetingu-Maqedoni by tvshenjaofficial