Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka sqaruar edhe një herë rreth emrit të Maqedonisë “Ilindtië”. Sipas tij shqiptarët nuk kanë qenë përkthyes në këtë proces por negociues.
“Kam pershtypje se reagimet e atyre qe jane shqetsuar se versioni shqip i propozim emrit nuk qenka perkthim preciz i versionit ne maqedonisht jane reflektime te nje mentaliteti te tejkaluar dhe anakronik se gjithcka zyrtare ne kete vend eshte maqedonisht kurse gjithcka shqipe duhet te jete perkthim.
Ne nuk kemi qen perkthyes ne proces por negociues, dhe kemi vlersuar se ky emer dhe formulim i ri reflekton me se miri perpjekjen e perbashket maqedonoshqiptare per shtet multietnik te antarsuar ne NATO dhe BE dhe se i tille eshte fonetikisht, gramatikisht dhe politikisht preciz dhe korrekt” ka shkruar Osmani.
Ndryshe, Greqia sërish ka hequr dorë nga ky dakordim që u arrit në Sofje dhe tani dëshiron që sërish të nisen bisedimet. Sipas mediave greke, qeveria e Siprasit më shumë i jep mundësi Maqedonia e Epërme apo Maqedonia e Re.