Anëtari i kryesisë së BDI-së Bujar Osmani tha se  BDI mbështetet në pesë parimet  dhe ata  mbeten në  fuqi, por  nëse nuk ju pëlqejnë kemi parime alternative! 

“Secili opsion ka ‘për’ dhe kundër. Parimi është i tillë që shqiptarët i bënë të rëndësishëm në zgjedhje. Nuk kemi koalicionime ideologjike, pasi MO-ja ka definuar dy komunitetet kryesore në zgjedhjen e përfaqësueve të tyre dhe ata bëjnë qeveri.

Nuk na intereson neve fati politik as i Nikolla Gruevskit e as Zoran Zaevit. Nuk bëjmë tifozllëk për njërën palë ose tjetrën. Neve na kanë besuar shqiptarët me ato vota që i kemi dhe se kemi mandatin e plotfuqishëm në emër të shqiptarëve”, tha Bujar Osmani në emisionin 200 në Alsat-M.