Një grua e re e lindur pa krahë, është shndërruar në inspirim për miliona njerëz, të cilët janë mahnitur nga video që kanë parë në Youtube, se si ajo kujdeset për çdo gjë me këmbët e saj.
 
Që nga ngrënia deri tek vendosja e make up-it, 25 vjeçarja amerikane, e cila e ka një pseudonim Tisha UnArmed, tregon se si pavarësisht aftësive të kufizuara, arrin që të shijojë lirinë e saj, transmeton lajmi.net

Tisha shpjegon se si ka lindur pa krahë, dhe në vend të kësaj ka vrima të vogla në vendin ku duhet t’i ketë gjymtyrët e sipërme.

Këmba e saj e djathtë është e lakuar dhe më e shkurtër se këmba e saj e majtë, me rreth tetë inç, ku thembra e saj u kthye nga jashtë.

screen-shot-2017-02-04-at-2-36-59-pm

Ajo thotë se nuk ka shpjegime për defektet, duke shtuar: ‘’Nëna nuk ka pirë drogë, nuk ka pasur  shpërthim të kimikateve, nuk ka ngjyrosur flokët e saj apo ndonjë gjë tjetër.

Pavarësisht se mjekët i kishin rekomanduar një amputim të këmbës kur ka qenë një foshnje, nëna e saj nuk kishte pranuar me pretekstin se vajza e saj do të mbetej pastaj me vetëm një gjymtyrë.

Tisha thotë: Nëna ishte në gjendjen: ‘’A po bëni shaka me mua, ajo nuk ka krahë dhe ju doni t’i preni këmbën e saj? Kjo nuk është e drejtë, ajo do të ketë vetëm një gjymtyrë.

Tisha tani ka një protezë të projektuar posaçërisht e cila është krijuar që t’i përshtatet fomrës së këmbës së saj.

armless-woman_3_9c34b

Tisha thekson se për të është më e lehtë të vesh pantallona të shkurtra, fustane, dhe se kohën më të madhe ia konsumon veshja.

‘’Të veshesh në mëngjes mund të jetë e vështirë kur nuk ke duar. Nëse vendos të vesh këmishë apo pantallona të ngushta më merr më shumë kohë.’’

Ndërkaq për të vozitur, Tisha është adoptuar me makinën të cilën e ka plotësuar me mjetet e nevojshme që i duhen e saj, natyrisht, i ka zëvendësuar në mënyrë që ta ketë më të lehtë kontrollin mbi to.