Pa energji elektrike nesër në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 09:30 do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Franc Preshern” nga numri 121 deri në numrin 127, në komunën e Karposhit, si dhe shfrytëzuesit e rrugës “Dimo Haxhi Dimov” numër 120 në komunën e Kisella Vodës.

Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 12:00 do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuese të rrugës “lLazar Dimitrov”, në komunën e Kisella Vodës, ndërsa në periudhën nga ora 10:30 deri në orën 12:30, një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Guadalahara”, në komunën e Shuto Orizarës.