Rrëzimin e Qeverisë së Kosovës nuk e ka mirëpritur ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack.

Pack e ka cilësuar të pafalshëm veprimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Twitter, ka thënë se është e pafalshme që LDK iu bashkua lojës perfide të Hashim Thaçit dhe ish-ambasadorit Richard Grenell.

“Në mes të krizës së koronavirusit Kosova bie në kaos. Se udhëheqësit e LDK-së i bashkohen lojës perfide të Thaçit e Grenellit, është e pafalshme”, ka shkruar Pack në Twitter.

Ditë më parë Doris Pack po ashtu i kishte bërë thirrje LDK-së që të kujdeset për Kosovën dhe t’i rezistojë lojës egoiste të Richard Grenell dhe Donald Trump.

Dje, me 82 për, 32 kundër dhe 1 abstenim, u rrëzuar Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurti.