Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, tha sot se Serbia po paguan ekspertë për lobim kundër njohjes së Kosovës.

Pacolli, që njëherit mban edhe pozitën e Zëvendës Kryeministrit, ka raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme lidhur me gjendjen e shërbimit diplomatik.

Ai ka thënë se Serbia është duke sfiduar Kosovën sidomos në anëtarësim në organizata të ndryshme dhe për njohje.

Ndërsa sa i përket njohjeve, ka përmendur se Guinea Bissau e ka rinjohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa për Egjiptin tha se nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me njohjen nga ana e tij.

Pacolli ka përmendur edhe raportet që duhet t’i ketë Kosova me Rusinë, duke thënë që Rusia duhet të bindet që ta njohë shtetësinë e Kosovës.