Kryediplomati Behgjet Pacolli, votimin e mbrëmshëm në Parlamentin e Maqedonisë për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë e ka quajtur një arritje të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se orientimi i shtetit fqinj drejt NATO-s dhe BE-së do të sjellë siguri dhe stabilitet për të gjithë rajonin, njofton Klan Kosova.

“Një arritje e jashtëzakonshme për Maqedoninë Veriore, ratifikimi i Marrëveshjes historike me Greqinë. Perspektiva e Maqedonisë Veriore në NATO dhe BE do të thotë siguri dhe stabilitet për gjithë rajonin. Urime në veçanti shqiptarëve që me votë masive treguan seriozitetin e rreshtimit euroatlantik”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij të Facebook-ut.