Para pak minutash, ish-Presidenti amerikan Bill Clinton, ka arritur në Kosovë.

Për ta pritur atë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, doli Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, i cili i uroi atij mirëseardhje, njofton Klan Kosova.

“Mirë se vjen në familjen tënde, në Kosovë, zoti President”, ka shkruar Pacolli duke postuar fotografi gjatë arritjes së tij.