Intensifikimi i bashkëpunimit bilateral politik dhe ekonomik, me theks në infrastrukturën dhe bashkëpunimin energjetik janë në fokusin e vizitës së sotme zyrtare të shtetit të diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli në Maqedoni, përcjell Fol.

Një seri bisedimesh në Shkup, Pacolli sot në mëngjes i filliu me homologun e tij, shefin e diplomacisë të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Pas takimit Dimitrov dhe Pacolli do të mbajnë pres konferencë të përbashkët.

Shefi i diplomacisë të Kosovës, gjatë ditës do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, si dhe me kryeministrin, Zoran Zaev.

Vizita do të shfrytëzohet edhe për këmbimin e mendimeve rreth çështjeve aktuale ndërkombëtare, si dhe për bashkëpunimin në kuadër të organizatave multilaterale dhe rajonale. /Fol/